Berisha garanton procesin ku është palë vetë: Nuk shpik rivalë për kreun e PD-së, gara e hapur!
Në një dalje për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se gara e tij në PD nuk është me rivalët, por me anëtarësinë e PD-së.
Berisha tha se vendimi për të kandiduar është personal për secilin dhe nuk lidhen aspak me të, duke shtuar se ai nuk sajon rivalë si Edi Rama.
Berisha: Gara ime nuk bëhet për rivalët, por për anëtarët e PD-së. Unë paraqitem për të kërkuar dhe fituar besimin dhe votën e anëtarësisë së PD-së. Se çfarë vendimi do të marrin të tjerët për kandidimin, ajo nuk ka lidhje me mua. Ky është një vendim personal i secili dhe i pavarur nga mua.
Cilindo që do të kandidojë e garantoj se ai komision do të garantojë votën dhe mundësitë për një garë të hapur dhe transparente. Nuk ka rival. Ka marrë fund koha kur Edi Rama shpikte rivalë për veten e tij. Nuk sajoj dhe shpik rivalë. Unë i respektoj ata.

