Java e Europës nis në Shkodër, Përfaqësuesi i BE: Integrimi i Ballkanit Perëndimor mbetet sfidë
Bashkëpunimi dhe vlerat më të mira që përfaqëson vendi ynë, e që na lidhin me familjen e madhe europiane, erdhen të prezantuara në këtë ditë, e konceptuar si një festë.
I pranishëm përfaqësuesi i delegacionit europian, Alexis Hupin tha se integrimi i Ballkanit Perendimor në BE, është një nga sfidat që të gjitha vendet po punojnë pa ndalur për ta konkretizuar.
Për kryetarin e bashkisë Bardh Spahia, mbështetja e vendeve të BE-së duhet të vijojë pa ndalur, me qëllim finalizimin e aspiratës së nisur 3 dekada më parë, atë të integrimit të plotë në familjen europiane. Shkodra ndër shekuj e ka përqafuar më së miri tha ai frymën e një qyteti europian.
Pas Shkodrës java europiane udhëton në Vlorë dhe përmbyllet në 9 Maj, ditën e Europës, në kryeqytetin shqiptar.
