Ora Investigim/ Polici mbahet "peng", nuk i kthehet arma e gjahut që e dorëzoi vullnetarisht
Tirane- Prej 7 vitesh Ilir Osmani ushtron detyren si punonjes policie. Sorrollatja në zyrat e shtetit dhe mungesa e drejtësisë ka bërë që t’i drejtohet Televizionit Ora.
Në vitin 2019 babai i punonjësit të policisë ishte ne gjendje të rëndë shëndetësore, për këtë arsye djali vendosi të dorëzojë në Komisariatin e Shijakut armën e gjahut të babait, të cilën e kishte me leje nga autoritetet.
"Babai im dispononte armë gjahu me leje. E hoqëm se nuk po ndihej mirë dhe kishte një farë moshe. Menduam ta kthenim në komisariatin e Shijakut"
Pasi babai i ndëron jetë Z. Osmani bën aplikimin për rikthimin e armes së gjahut, por Drejtoria Vendore e Durresit refuzon t’ia kthejë duke u shprehur se punonjësi i policisë nuk plotëson kriteret për tu pajisur me të
"Më informuan se nuk plotësoj kriteret. Por ju lutem më shpjegoni çfarë kriteresh"
Absurdi qëndron në faktin se punonjësi i policisë ka të drejtën e përdorimit te armes për shkak të profilit të punës, ndërkohë që Drejtoria Vendore e Policisë Durrës nuk ia rikthen armën e gjahut me arsyetimin se nuk plotëson kriteret për perdorimin e armës.
"Unë mbaj të veshur uniformën prej 7 vitesh. Ky ishte rikthim dhe jo blerje arme"
Pas këtij denoncimi ‘Ora investigim’ iu drejtua me një kërkesë për informacion Drejtorise së Policisë Durres ku i kemi kërkuar të na specifikohet dhe argumentohet se cilat kritere nuk plotëson ky shtetas.
Në përgjigjen e kthyer nuk na jepet asnjë lloj argumenti dhe sqarimi se përse Z. Ilir Osmani nuk i kthehet arma e gjahut, por theksohet se ky shtetas nuk i plotëson kriteret.
Një pytje kemi për Drejtorine e Policisë Durres si është e mundur që një punonjës policie i cili ka të drejtë të mbajë armë për shkak të profilit të punës të mos plotësoje kriteret për t’ju rikthyer arma e gjahut?
Pse Drejtoria e Durresit nuk saktëson se çfarë kriteresh nuk plotëson ky shtetas?
‘Ora Investigim’ ka insistuar për të marrë një përgjigjie shteruese në lidhje më kërkesën per informacion qe kemi dërguar, por nga ana e Drejtorisë Policisë Durrës na është thënë prerazi që nuk ka asnjë informacion shtesë.