Të harruar nga shteti. Prej 2 vitesh e gjysmë dhjetëra familje në Krujë jetojnë pa kulm mbi kokë

Në fshatin Rrëzë  në Malesine e Krujes disa familje jetojnë që prej tërmetit të 2019 në çadra dhe kushte mjaft të rënda, ndërsa një pjesë e tyre jetojnë në banesa duke rrezikuar dhe jetën e tyre. Ata thonë se ndihen të harruar e të braktisur nga shteti.

Një nga qytetaret e cila jeton në kushte të rënda prej 2 vitesh e gjysmë që pas tërmetit është Have Allushi.  Shtëpia iu dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, ndërsa ajo thotë se po jeton në kushe të rënda.

Have Allushi: Jetojmë sa për një copë bukë.

Prej 8 vitesh 65 vjeçarja jeton e vetme, ndërsa sa herë bie shi detyrohet të shkojë tek fqinjët për të kaluar natën.

Have Allushi: Ndonjëherë që shkoj tek komshinjtë kur është ndonjë fortunë e madhe. Hajde thonë, mos të shembet shtëpia. Me llomarina, gjëra të paktën të mos binte shiu. Prapë e pamundur. Nuk kam fuqi më nëna.

Në kushte të rënda jetojnë edhe të tjera familje në fshatin Rrëzë të Krujës.

Gjithashtu Naime Elezi me bashkëshortin 2 fëmijët dhe vjehrrën jetojnë prej nëntorit të 2019 në çadër.

Naime Elezi: Nuk ke çfarë të bësh, nuk ke çfarë të thuash.

Bashkia dhe shteti thonë këto familje nuk u janë gjendur pranë në asnjë moment.

Tërmeti i 26 nëntorit të 2019 në vendin tonë mori jetën e 51 personave. Ndërsa shkatërroi mijëra shtëpi e pallate.

Të harruar nga shteti. Prej 2 vitesh e gjysmë dhjetëra familje

Të harruar nga shteti. Prej 2 vitesh e gjysmë dhjetëra familje

Të harruar nga shteti. Prej 2 vitesh e gjysmë dhjetëra familje

Të harruar nga shteti. Prej 2 vitesh e gjysmë dhjetëra familje

Të harruar nga shteti. Prej 2 vitesh e gjysmë dhjetëra familje