Vrau policin Arben Zylyftari, Genc Tafili ekstradohet nga Gjermani, dorëzohet në drejtorinë e Burgjeve
Genc Tafili është ekstraduar nga Gjermania dhe i është dorëzuar drejtorisë së Burgjeve.
Ora News mëson se policia është me Tafilin në Rinas akoma.
Tafili është prangosur në 31 dhjetor 2021 në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, si i shpallur në kërkim nga prokuroria e Krujës.
A nuk ka vuajtur plotësisht dënimin me 21 vite burgim për vrasjen e kryer ndaj ish-punonjësit të policisë, Arben Zylyftari.
Arrestimi i Tafilit u krye nga autoritet e policisë kufitare Gjermane, pasi rezultoi se emri i tij, ishte në sistem i selektuar me ngjyrë të kuqe, për shkak të një mandat arresti ndërkombëtar të nxjerrë nga prokuroria e Krujës.
Në 27 Maj 2021, gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të rrëzojë vendimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, që lironte nga burgu Tafilin me kusht.
Në vitin 2018, Genc Tafili u lirua me kusht nga gjykata e Krujës, e cila i fali gati 3 vite e 3 muaj vite burgim.
Më pas ai u arratis pas lirimit me kusht drejt Gjermanisë.


