Zgjedhja e kryetarit të PD-së, Berisha: Akoma nuk kam dorëzuar dokumentet

Në një dalje për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se akoma nuk ka dorëzuar dokumentet për kandidimin për kreun e PD-së në 22 maj.

Berisha tha se ai do të respektojë afatet e përcaktuara për dorëzimin e dokumentet, që është 7 maji 2022, ora 12:00.

Berisha: Nuk kam dorëzuar akoma dokumentet. Sot janë informuar për vendimin e komisionit. Unë do të respektoj afatet e caktuara. Deputetët pa përjashtim janë anëtarë të këshillit kombëtar. Unë i garantoj ata që çdo votë  do të tregohet para kamerave. Transparenca është absolute.