E kërkoi dhe Zelensky/ Berisha: Të anulohen me urgjencë vizat për turistët rusë. Të ikë ambasadori rus, e tërhiq atë në Moska
Ish Kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas vidio mesazhit të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Parlamentin shqiptar.
Ai tha se ka qenë një vendim absurd shpallja dhe ftesa e Edi Ramës për turistët rus në Shqipëri si dhe kërkoi që të anulohen vizat për qytetarët rus që kërkojn të hyjnë në Shqipëri.
Berisha: Ka qenë një vendim absurd shpallja dhe ftesa e Edi Ramës për turistët rus në Shqipëri. Imagjinoni ju vrasës, përdhunues pasi kryen masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për tu rikuperuar për të marrë veten.
Kjo ishte një fyerje e rëndë për shqiptarët. Dhe ju që e degjuat fjalën e presidentit( Zelensky) kjo ishte dhe një kërkesë e tij. Çfarë ishte kjo ftesë mes barbarie, për rusët që po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë. Ndaj dhe kërkoj me urgjencë që të anullohen vizat për qytetarët rus që kërkojn të hyjnë në Shqipëri.
Ai gjithashtu kërkoi dhe largimin e ambasadorit të Rusisë nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit Shqiptar nga Moska.
Berisha: Së dyti po në këtë kontekst kërkoj largimin e Ambasadorit Rus nga Tirana dhe tërheqjen e Ambasadorit Shqiptar nga Moska, zvogëlimin në maksimum të të gjitha mërrëdhëdhënieve politike e diplomatike me Rusinë si një dëshmi e një qëndrimi të papajtueshëm me këtë agresor ndaj një vendi të lirë.
Ai tha se qëndresa e kombit ukrainas është një frymëzim i madh për të gjithë atë që e duan lirinë për të gjithë ata që besojnë tek liria dhe vlerat e saj.
