Berisha për Ramën: Na turpëroi sot. Solidaritet me kombin e Ukrainës por nga ana tjetër promovohet ideja ruso-serbe e Ballkanit të Hapur

Ish Kryeministri Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat pas vidio mesazhit të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Parlamentin shqiptar, teksa përmendi faktin që Shqipëria është e rreshtuar krahë NATO-s tha:" Ajo që më lëndon shumë dhe gjer diku mund të them se dhe na turpëroi sot është qëndrimi i dyzuar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar.

Berisha: Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dhënë ndihmesën e vetë por ajo që më lëndon shumë dhe gjer diku mund të them se dhe na turpëroi sot është qëndrimi i dyzuar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar. Në njërën anë votohet për dënimin e tij në Këshillin e Sigurimit, shprehet solidaritet me kombin e Ukrainës por nga ana tjetër promovohet ideja ruso-serbe e Ballkanit të Hapur një projekt fund e krye antiamerikan. 

Sipas tij "Ky projekt i hap rrugën hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon".