Berisha: Ne sollën votën e lirë në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha e kishin përzënë atë

Në një dalje për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se vota e lirë ishte premtimi më solemn që iu bë demokratëve shqiptare dhe që sipas tij është mbajtur.

Berisha tha se ai tashmë ka sjellë votën e lirë në vend, ndërsa Edi Rama dhe Lulzim Basha e kishin përjashtuar atë nga Shqipëria.

Berisha: Vota e lirë ishte premtimi më solemn që i bëmë demokratëve shqiptare në fillim dhe në mënyrë të përsëritur. Në sollën në Shqipëri votën e lirë dhe ndërkohë Edi Rama dhe Lulzim Basha e përzunë atë nga Shqipëria. Ne do ta rikthejmë atë.

Në të gjithë këtë proces ka pasur dominim vota e lirë. Ju e keni ndjekur atë. Nuk ka një rast të vetëm ku nuk ka qenë i drejtë numërimi i tyre apo ka pasur presion nga sipër. Ky është përmbushja e një zotimi themelor për PD-në dhe shoqërinë shqiptare. Në këtë proces shumëmujor është votuar dhe kanë garuar qindra kandidatura.