Berisha thirrje deputetëve: Bashkohuni me shumicën e PD-së, vendi juaj është në parti

Në një dalje për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se anëtarësia e PD-së është e bashkuar tashmë, përjashto disa grupime të vogla.

Berisha u bëri thirrje sërish deputetëve dhe atyre që nuk janë dakord në PD me të që të vijnë dhe të bëhen pjesë e asaj që e quajti si shumë tashmë në parti.

Berisha: Anëtarësia është e bashkuar. Ka disa grupe të vogla që besoj se do të bashkohen edhe ata. Thirrja kundrejt votës së lirë funksionoi. Në kuvend mungonin një numër i caktuar deputetësh i PD-së. Sërish vendi i tyre është në PD dhe ata janë deputetët të kësaj partie. Natyrisht nuk mundet kurrë që një deputet të mbajë peng me platformat e qeverisë një forcë politike opozitare.

Deputetët për ata të cilët duan të analizojnë në mënyrë objektive në parlament dhe në shumicë, janë përfaqësues të shumicës opozitare që i ka votuar. Me këtë popull janë edhe shumica e anëtarësisë së PD-së. Vendin i tyre është me shumicën. Për çdo njeri dhe demokrat e kundërshtar, shumica është e përcaktuar në 6 mars. Kam besim së në tërësi deputetët e PD-së do t’i bashkohen shumicës. Nuk mund të them çdo njeri prej tyre, por ama në tërësi.

Berisha shpreson që deputetët do të gjejnë rrugën.

Berisha: Të gjithë ata që munguan, përjashtuan veten. Munguan vetë, kishin vendet e tyre në Kuvend. Ishte një vendim i tyre jo i instancave të PD. Por në një forcë politike që votojnë 40 mijë anëtarë aktivë është një forcë e proporcioneve të mëdha dhe e bashkuar. Nuk ka njeri në botë që të thotë që këta nuk përfaqësojnë shumicën dërmuese të PD. 40 mijë anëtarë janë shumicë e gjithë shumicave. Vendi i deputetëve është për definicion te shumica pastaj secili bën zgjedhjen e vet dhe jam i bindur se deputetët do të bëjnë zgjedhjen e tyre të drejtë.