Elbasan/ Tregu pa kushte pune por dhe pa blerës
Ulja e fuqisë blerëse si dhe mungesa e investimeve në markaten e përshtatur si treg agroushqimor po ia vështirëson dita ditës jetesën tregëtareve në Elbasan.
Tregtarët thonë se asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq pak blerës sa këtë vit. Për ta, kjo situatë është bërë e vështirë aq sa thonë se janë në kufijtë e mbijetesës.
"Jemi shumë dobët me shitjet. Është shumë e vështirë, por nuk kemi zgjidhje tjetër. Duhet të ushqehemi", ka thënë një shitëse.
Veç uljes drastike të fuqisë blerëse nga ana tjetër për ta problem mbetet edhe vendi ku tregtojnë, që është një arsye më shumë që largon blerësit.
"Jemi shumë dobët. Shitjet nuk kanë ecur fare. Njerëzit blejnë shumë pak. Jemi gati në mbyllje të tregut", është shprehur një tjetër tregtare.
Në Elbasan disa herë qytetarët kanë ngritur shqetësimin e mungesës së investimeve publike ndërsa bashkia thonë se nuk ka bërë aq sa duhet.
