Shiu i pranverës/ Demokratë dhe socialistët nën një çadër, burrat “strehohen” tek gratë

Reshjet e shiut bashkuan demokratët dhe socialistët nën një çadër, ndërsa burrat u strehuan te kolegët deputetë. Ndërsa disa deputetë vraponin për në seancë, Lulzim Basha e përshkoi i vetëm rrugëtimin parlamentar nën kapriçot e motit.

Përveçse akuzave politike mes dy kampeve, në jo pak herë seancat plenare janë diskutuar për përformancat e deputetëve nëpërmjet paraqitjeve të tyre në Parlament.

Për të respektuar presidentin Zelensky, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ishte munduar të respektonte në ngjyra të përafërta Ukrainën.

Por kishte edhe nga ta deputetë që të painformuar për motin dhe mungesa e një çadre u detyruan të vraponin për të mos u lagur nga reshjet e shiut.

Shiu i pranverës bëri bashkë demokratë dhe socialistë, madje deputetja Ina Zhupa jo vetëm “strehoi” të zgjedhurin e mazhorancës Etjen Xhafaj, por i mbajti çadrën deri në hyrje të Parlamentit.

Mungesa e xhentilesës apo rehatia për të mos mbajtur çadrën e shiut u vu re edhe brenda kampit demokrat, të cilët erdhën në seancë nën përkujdesjen e kolegëve deputetë.

Disa prej tyre i përballuan reshjet e shiut në grup, por kishte edhe nga ata, si ish- kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili këto kapriço të motit i përshkoi i vetmuar.

Shiu i pranverës/ Demokratë dhe socialistët nën njëShiu i pranverës/ Demokratë dhe socialistët nën njëShiu i pranverës/ Demokratë dhe socialistët nën njëShiu i pranverës/ Demokratë dhe socialistët nën njëShiu i pranverës/ Demokratë dhe socialistët nën njëShiu i pranverës/ Demokratë dhe socialistët nën njëShiu i pranverës/ Demokratë dhe socialistët nën njëShiu i pranverës/ Demokratë dhe socialistët nën një

Shiu i pranverës/ Demokratë dhe socialistët nën njëShiu i pranverës/ Demokratë dhe socialistët nën njëShiu i pranverës/ Demokratë dhe socialistët nën një