Berisha kërkon tërheqjen e ambasadorit nga Moska, Balla: Saliu s'ekziston për ne. Nuk komentoj tullumbacet e tij

Kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla thotë se nuk do i përgjigjet asnjë pyetje që ka të bëjë me Berishën.

KLIKONI KËTU PËR LAJMET MINUTË PAS MINUTE

“Politikan që koha i ka përfunduar me kohë. Berisha nuk ekziston për ne. Nuk i përgjigjem asnjë pyetje”

A do të bllokojë turistët rusë, siç e kërkoi presidenti Zelensky sot në videomesazh?

“Nëse ky sanksion konsiderohet nga vendet europiane Shqipëria do të marrë hapa. As nuk komentojmë as i japim vlerë tullumbaceve që lëshon Sali Berisha. Saliu për shkak të moshës që ka mbush tullumbacet dhe i lëshon”

Deklarata e  Berishës

"Berisha kërkoi me urgjencë anulimin e vizave për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri. Si dhe largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin në maksimum të marrëdhënieve diplomatike me Rusinë si dëshmi e qëndrimit të papajtueshëm ndaj vendit të lirë"