Protesta në Ballsh, naftëtarët kërkojnë pagat

Të lënë në harresë dhe pa mbështetje nga askush, naftëtarët e Ballshit vazhdojnë të kërkojnë pagat e prapambetura, në orvatje mes proceseve gjyqësore e protestave të vazhdueshme.

KLIKONI KËTU PËR LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar para ish-rafinerisë kërkoi të drejtën e mohuar prej muajsh. Ai tha në një deklaratë se institucionet duhet ta marrin seriozisht këtë çështje, ndërsa ata i kanë fituar pagat e tyre edhe me vendim të Gjykatës.

"Naftëtarët ndihen të poshtëruar jo të përfaqësuar. Ditët e fundit duke parë dhe prononcimet qoftë nga Ministria e Energjitikës, qoftë nga "pronari" që ka blerë për ta bërë skrap, ka thënie të cilat e nxjerrin gjyqin e naftëtarëve jashtë loje. Pra askush nga palët nuk mban përgjegjësi për pagat e prapambetura".

Naftëtarët vazhdojnë do të paguhen me pagë minimale, prej dy vitesh edhe pse në protestat e para iu premtua se problemit të tyre do t’i jepej zgjidhja e duhur.