Banorët e Krujës nesër protestë kundër devijimit të qarkullimit drejt Rinasit

Pas protestës së sotme të banorëve të Rinasit, nesër kanë paralajmëruar protestë banorët e Niklës në Krujë.

Arsyeja mbetet e njëjtë. Kundërshtojnë vendimin e ARRSH-së për të devijuar rrugën drejt Rinasit.

Në kërkesën për lejimin e tubimit drejtuar policisë banorët thonë se protesta do të mbahet në segmentin rrugor përballë shkollës së Rinasit nga ora 10:00 në 12:00.