Xhafa: Qeveria Rama turpi i PS-së për punëtorët, pronarët janë diktatorë që vendosin gjithçka
Në një intervistë për RTV Ora, studiuesja Edlira Xhafa u shpreh se regjimi i kontrollit të punëtorëve në Shqipëri është i menaxhuar nga ai që njihet si despotizmi i tregut.
Ajo tha se kur pushohesh nga puna nuk e asnjë mbrojtje dhe njerëzit e dinë se kur ngel papunë familja jote kërcënohet me varfëri ekstreme.
Xhafa theksoi se në vendin tonë mund të flitet kundër Ramës, por një punëtor nuk del dot të flasë kundër pronarit të tij, sepse ai nuk kritikohet, duke e quajtur si një “diktator”.
Xhafa: Regjimi i kontrollit të punëtorëve në Shqipëri është i menaxhuar nga ai që njihet si despotizmi i tregut. Kur pushohesh nga puna nuk e asnjë mbrojtje dhe njerëzit e dinë se kur ngel papunë familja jote kërcënohet me varfëri ekstreme. Pagat janë në atë nivel ku punëtorët punojnë që të qëndrojnë të varfër. Të paktën mund të fillojmë të flasim për një sindikalizmi tjetër pas 2 dekadash. Sindikatat e vjetra në vend kanë dështuar që të mbrojnë punëtorët dhe të drejta e tyre. Ata nuk i kanë sjellë asnjë shqetësim shtetit.
Nga 2019 kemi organizimet e mirëfillta të punëtorëve në sindikata dhe jo organizime nga lart. Sigurisht që ata përballen me sfida të ndryshme. Qeveria Rama janë turpi më i madh i PS-së. Pavarësisht se ministria e Punës është degraduar përgjatë vitesh, ka arritur kulmin në qeverinë Rama që e shkatërroi këtë punë. Ne kemi një ministri për mbrojtjen e sipërmarrjes. Pra, marrëdhënie e punës mes sipërmarrësve dhe punëtorëve është një marrëdhënie tërësisht e pabarabartë. Shteti ndërhyn që kjo marrëdhënie të vijë në një farë ekuilibri. Ne mund të flasim kundër Ramës, por një punëtor nuk del dot të flasë kundër pronarit të tij, sepse ai nuk kritikohet. Ke diktaturën e pronarit dhe vendos ai sa pagë do të marrësh dhe nëse nuk bie dakord hiqesh nga puna. Shteti ka vendosur që të qëndrojë në anën e pronarëve.
