Sarandë: Babai e 2 djemtë përfundojnë në spital pas sherrit për pronën

Tre persona janë paraqitur të plagosur mbrëmjen e sotme në spitalin e Sarandës.

Të plagosurit, të gjithë pjesëtarë të familjes Avduli, kanë plagë të shkaktuara me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çukë. Ngjarja dyshohet për motive pronësie.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, S.Gj dhe e ka shpallur në kërkim.

Pasi kane marre mjekimin ata janë larguar nga spitali.

Zyrtarisht policia thote se eshte nje i plagosur


"Më datë 02.05.2022, rreth orës 19:00, në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se për motive pronësie, shtetasi S. Gj., 43 vjeç, ka goditur me grushta dhe sende të forta, shtetasin Sh. A., 62 vjeç, banues në Çukë, Sarandë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e shtetasit S.Gj"