Ju flet Moska - Hitleri, hebre ose jo, çështje shkencore gjenetike, jo vendim politik

Hitleri, hebre ose jo, çështje shkencore gjenetike, jo vendim politik ishte tema e kësaj të hëne në “ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Lufta propagandistike mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që të futet edhe Hitleri në këtë histori. Lavrov u ka kthyer përgjigje argumenteve të Zelenskyn.

Ukriana ka një pikë të dobët në këtë luftë. Ukraina është mishërim i idesë së nacionalizimit ukrainas. Sot praktikisht luftën në Ukraine po e bën nacionalizimi ukrainas.

Perëndimi mbyll sytë para faktit që ata që mbrojnë Ukrainën sot kanë si trashëgimi historike antisemitizmin ukrainas. Ukraina ka sot një president hebre. Por në Kiev ka rrugë me emra që kanë veshur uniformën naziste.

Presidenti i vendit mundohet që ta mbulojë neonazizmin në vend sepse ai vetë është hebre. Qeveria ruse është përgjigjur duke thënë se kjo nuk ëhstë gjë e re, sepse edhe në Gjermani Hitleri ishte me prejardhje hebre.

Ndërkohë izraelitët e kanë marrë si një sulm për gjithë hebrenjtë e botës. Ka reaguar ministri i jashtëm izraelit duke debatuar me Lavrov dhe ka kërkuar që të kërkohet falje zyrtare.

Thuhet se nënë e Hitlerit ka punuar si shërbëtore në një shtëpi të pasur dhe babai i tij ka qenë zoti i kësaj shtëpie. Një gjë e tillë është përfolur shumë në gjermani atë kohë.

Putini sot është duke përdorur armë historike dhe të të gjitha llojeve. Ai e kupton se Holokausti është në qendër të një ideje që edhe SHBA-ja e ka bërë boshti të rendit moralo-botëror. Putini do të japë një goditje këtu.