Karabina: Pa vendimin e prerë të gjykatës i bie që në PD ka tashmë 2 këshille kombëtare
Në “drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-ministrja demokrate Mirela Karabina u shpreh se në situatë e paqartë nga ana ligjore që ndodhet PD-ja, i bie që të ketë 2 këshille kombëtarë.
Ajo tha se nuk ka pasur komunikim me Rithemelimin dhe se vetëm pak minuta para kuvendit të PD-së kanë ardhur mesazhet për të qenë të pranishëm aty.
Karabina: Në këtë situatë të paqartë nga ana ligjore, i bie që të kemi 2 këshille kombëtare, përderisa nuk ka një vendim të prerë të gjykatës. Pra ne vazhdojmë të jemi pjesë e këshillit kombëtar. Unë nuk kam pasur komunikim me rithemelimin, pasi në zonën ku jam unë janë bërë mbledhje dhe thirrje selektive.
Na kanë dërguar disa mesazhe pak minuta para kuvendnit që të merrnim pjesë. Nuk e di nëse është për procedurë për të thënë se nuk kemi ardhur, po që vërtetë na njohin dhe donin që të ishim pjesë e atij kuvendi.
