Henze: Non grata e Berishës nuk ka bazë ligjore, ambasada dhe Yuri Kim ndërhyjnë në punët e vendit

I ftuar në “drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, konsulenti ndërkombëtar Martin Henze u shpreh se Berisha nuk është person non grata, pasi vendimi nuk ka bazë ligjore.

Ai tha se Opozita ka nevojë për një udhëheqës që të orientojë të rinjtë në pozicionet e duhura dhe ta çojë vendin drejt të ardhmes, si dhe një opozitë e fortë.

Madje Henze akuzoi edhe ambasadën e SHBA-ve që ndërhyn në mënyrë masive në punët e vendit tonë dhe theksoi se kjo është shkatërruese për opozitën.

Henze: Nuk është një person non grata, është një vendim administrativ i Blinken. Është një vendim ekzekutiv, nuk ka një bazë ligjore. Berisha është i mirëpritur në Berlin, Bruksel apo Londër. Opozita ka nevojë për një udhëheqës që të orientoj të rinjtë në pozicionet e duhura dhe ta çojë vendin drejt të ardhmes.

Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë vendi ndodhet në një kaos politik. Ambasada e ShBA ndërhyn në mënyrë masive në punët e vendit kjo është shkatërruese për opozitën, kjo nuk shihet si pozitive në Uashington. Yuri Kim ndërhyn me mendimet e saj personale.