Baçi: Nuk ka grupim rithemelimi në PD, por ka një rithemelim të gjithë partisë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Luan Baçi u shpreh se PD është një parti e vetme, edhe me ata që nuk ishin në kuvendin e 30 prillit.
Ai tha se në fakt nuk ka grupim rithemelimi, por në fakt është rithemelim i PD-së, dhe ka një komision me 29 anëtarë si i vetmi organ që e drejton partinë.
Baçi: Partia Demokratike është një. Edhe ata që nuk ishin në kuvend janë PD pasi partia është në zhvillim dhe në një proces rithemelimi. Vendimet e Bashës për të na përjashtuar kanë qenë abuzime nga një person që ka pasur statusin e kryetarit për atë kohë. Për mua nuk kanë pasur rëndësi këto vendime.
Kjo nuk na ka penguar që të vazhdojmë. Ai ishte një presion që donte të bënte Basha me një pjesë të deputetëve. Në fakt nuk ka grupim rithemelimi, por në fakt është rithemelim i PD-së, dhe ka një komision me 29 anëtarë si i vetmi organ që e drejton partinë derisa të plotësohemi me strukturat.
