Karabina: Pushtet për 9 vite i ka bërë të keqen vendit, ndërsa PD po sulmohet më njëri-tjetrin
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-ministrja demokrate Mirela Karabina u shpreh se palët në Pd kanë qenë agresive me njëra-tjetrën.
Ajo tha se ka një pushtet 9-vjeçar që i ka bërë të keqen vendit, ndërsa PD-ja është duke u marrë me njëri-tjetrin dhe po sulmohet me vetes.
Karabina: Palët kanë qenë agresive më njëra-tjetrën dhe kjo duket. Nuk guxon që të thuash një mendim tëndin në rrjetet sociale sepse ke një sulm, unë nuk e kam ndryshuar qëndrimin tim dhe respektoj çdo mendim të demokratëve. Dihet se jemi në një moment të vështirë.
Kemi një pushtet 9-vjeçar që i ka bërë të keqen vendit dhe ne jemi duke u marrë me njëri-tjetrin dhe po sulmohemi. Ndërkohë që PD-ja pas 9 vitesh duhet të ofrojë një alternativë që vjen me produkte dhe njerëz, nuk vjen me fjalë të bukura. Unë kam qenë mbështetje pavarësisht edhe gabimeve, sepse e kam parë PD-në si një parti të shpresës.

