Ulliri: Rruga e Rinasit me një sens e pamendur, izolohen banorët e zonës totalisht

Në një intervistë për Ora News, deputetja e PD-së, Andia Ulliri foli në lidhje me bllokimin e njërit sens të lëvizjes së rrugës drejt Rinasit.

Ajo theksoi se ky është një vendim i pamenduar mirë nga ana e qeverisë dhe se i izolon banorët atje tashmë.

Ulliri shtoi se për këtë rast duhej të kishte një rrugë alternative dhe një lajmërim të banorëve më herët, pasi ata tashmë duhet të përshkruajnë një rrugë shumë të gjatë për të shkuar në shtëpi.

Ulliri: Banorët e asaj zonë kanë kohë që janë të izoluar dhe një vendim i tillë i kanë vënë vulën problemeve. Unë si deputetet i mbështesë protestën e tyre dhe thirrjen e tyre për të pasur një rishikim të këtij vendimi sepse më është duket i pamenduar, duke qenë edhe banore e asaj zone. Kjo zonë duhet të kishte një vëmendje ndryshe në infrastrukturë. Duhej të kishte një rrugë alternative, pasi ky është një vendim i pamendur në kurriz të qytetarëve.

Mendoj se reagimi i banorëve është gjëja e duhur për diçka që duhet të ishte lajmëruar më parë. Ky vendim po i rëndon ata. Rruga aty daton qysh nga komunizmi. Nëse do të kishte pasur zgjidhje dhe ndërhyrje sot nuk do të kishte një problematikë të tillë. Këta banorë sot janë të izoluar nga shumë aktivitete. Ata tashmë janë të penalizuar dhe janë të detyruar që të marrin një rrugë të gjatë për të shkuar në shtëpi.