Henze: S’ka asnjë plan që të punojmë me Bashën, Berisha udhëheqës i besueshëm për ne dhe Shqipërinë
I ftuar në “drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, konsulenti ndërkombëtar Martin Henze u shpreh se në Gjermani besohet te kombi shqiptar si një nga kombet më të vjetra evropiane.
Ai tha se nuk ka asnjë plan për të punuar me Lulzim Bashën dhe se Berisha nuk është vetëm, por ka një ekip inteligjent, duke shtuar se në 22 maj duhet të merret një vendim demokratik.
Henze: Shqiptarët popull i guximshëm që e do lirinë e tij. Ne në Gjermani besojmë te kombi shqiptar mendojmë që Shqipëria është një nga kombet më të vjetra evropiane. Unë nuk jam mbështetës i një personi, por i një drejtimi politik. Mbështes qëllimin për të mbrojtur familjen dhe që njerëzit të kenë të drejtë e mundësi të jenë të lumtur.
Nuk ka asnjë plan për të punuar me Lulzim Bashën. Berisha nuk është vetëm, ka një ekip inteligjent. Në 22 maj duhet të merret një vendim demokratik. Berisha është një udhëheqës i besueshëm për ne dhe Shqipërinë. E ka nxjerrë vendin nga komunizmi.
