Rikthehen doktoraturat/Ja çfarë do të jetë ndryshe këtë herë!
Pas pothuajse një dekade pa kërkim shkencor, universitetet në Shqipëri kanë rihapur studimet për doktoraturë.
Niveli i ulët akademik, plagjiatura, si dhe dhënia pa kriter e këtyre titujve shkencorë, bëri që Ministrja e Arsimit asokohe, Lindita Nikolla, të bllokonte rritjen e pakontrolluar profesionale.
Në shkurt të këtij viti në vendin tonë nismën për rihapjen e ka ndërmarrë Universiteti Bujqësor i Tiranës, i cili ka rihapur programet e doktoraturës, nisjen e studentëve jashtë vendit për punimin e një pjese të temës.
Duke sjellë një qasje kombëtare dhe ndërkombëtare. Janë disa universitete pritëse të cila po i ofrtojnë mundësinë një pjese studentësh të këtij universiteti të kryejnë studimet e doktoraturës.
Për të folur për temën, të ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ishin Romina Koto, rektore e Marrëdhënieve me Publikun dhe Institucionet, Erinda Lika, zëvendësrektore e Marrëdhënieve me Publikun dhe Institucionet, Florian Plaku, doktorant dhe Elion Ismailaj, doktorant.
Romina Koto: Ka një kompleks arsyesh pse u mbyllën doktoraturat. Ajo që vihet re në riorganizimin e dokotraturave është edhe kontigjenti i atyre që aplikojnë. Plagjiatura ka qenë një fenonem, po riorganizimi ka qenë qasja që Ministria e Arsimit ka dashur të bëjë me projekte ndërkombëtare.
Erinda Lika: Bashkëpunimi me universitete partnere, riorganizimi, qasja e re janë disa nga risitë.
Florian Plaku: Fakulteti na ka krisjuar mundësinë që një pjesë të studimeve ti kryejmë brenda fakultetit.
Elion Ismailaj: Ndodhem në një universitet në Itali dhe po trajtohem për degën time të doktoraturës.
