Shqipëria e post-Covidit i shkon mallin e Nju Jorkut, sociologu Tushi: Është rritur numri i njerëzve që flasin me vete

Pandemia e COVID-19 ka pasur një ndikim të madh në shëndetin mendor të njerëzve. Studiues të shquar kanë theksuar që në këtë shekull sëmundjet e shëndetit mendor do të agravohen dhe shtohen.

Sociologu, Gëzim Tushi, në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj sjell një shembull të thjeshtë që pothuajse secili prej nesh e konstaton në rrugët e qytetit apo fshatit ku jeton.

Tushi: Kam pasur rastin të jem në Nju Jork dhe atje shumë njerëz flisnin me vete. Atëherë nuk flisnin kaq njerëz me vete këtu në Shqipëri, akoma ishin me një shëndet mendor të stabilizuar. Të varfër por pa këto frikërat Covid dhe pasiguritë.

Ndërsa tani po të shikoni, edhe rrugës shikoni njerëz që janë të shqetësuar, që janë të çekuilibruar, flasin më vete. Këto janë simptoma që flasin për disa probleme të shëndetit mendor që duhen vlerësuar. Duhen vlerësuar në shkollë, familje.

Ne mund ti kërkojmë shumë gjera qeverisë, shoqërisë, por ne do ti kërkojmë në radhë të parë familjes. Ky shëndet mendor i fëmijëve prishet në familje, dëmtohet në familje për shkak të dhunës, abuzimit seksual dhe abuzimeve të tjera që e degradojnë fëmijën, e bëjnë një perrsonalitet vunerabël nga sëmundjet mendore deri në sëmundjet psikotike të pashërueshme. Shkolla po ashtu.

Ka vite që kemi futur punonjësin social, psikologun. Si mos të kuptojë mësuesi që një fëmijë bën jetë të mbyllur, që është i traumatizuar, ka ndjenjën e fobisë, ka frikë. Këto janë shenja që ka një problem që duhet trajtuar që në gjenezë. Kush mund ta bëjë më mirë se mësuesi, punonjësi social, psikologu?