Ibrahimoviç vlerësohet me çmimin lojtari më i mirë i huaj në sportin italian

Ibrahimoviç vlerësohet me çmimin lojtari më i mirë

Futbollisti i skuadrës së Milanit Zlatan Ibrahimoviç është vlerësuar si sportisti më i mirë i huaj në Itali për vitin 2021.

Ka qenë Urdhëri i Gazetarëve të Huaj në Itali mes të cilëve dhe Rtv Ora, të cilët kanë vlerësuar futbollistin me origjinë suedeze e lojëtar i skuadrës së Milanit me Çmimin Sportiv Stampa Estera 2021.

Ky çmim është votuar nga gazetarët që punojnë për mediat e agjensitë e huaja në Itali me motivin

"Ibrahimoviç vazhdon të dallohet për një futboll modern që shkon përtej pasionit për topin. Shpirti luftarak, entuziazimi e karizma e bëjnë futbollistin kuq e zi, një pikë force jo vetëm në kombëtaren suedeze. Ai është një forcë e pazëvendësueshme për Milanin që po lufton për kampionatin e një pikë referimi për lojëtarët e rinj që duan të rriten dhe e kanë si shembull. Zlatan Ibrahimviç është një luftëtar i përjetshëm që nuk dëshiron të heqë dorë nga argëtimi i tij i preferuar, futbolli."

Çmimin Stampa Estera Sportiva 2021 iu dorëzua futbollistit të Milanit nga Komiteti Sportiv i këtij Urdhri.