Xhudo, kampionia olimpike nga Kosova zhgënjen në europian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2022, 12:12
Distria Krasniqi eleminohet në çerekfinalen e Europianit të Xhudos që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë. Fituesja e medaljes së artë ne Tokyo 2020, u mund nga francezja Amandine Buchard.
Krasniqi që garon në kategorine deri në 52 kg kaloi në këtë raund pasi po të premten mposhti bullgaren Gabriela Dimitrova. Me eleminimin e Krasniqit, shpresat e Kosovës për një të artë në europian zbehen.
