Milan, rekord sezonal në shkallët e stadiumit. Fiorentina nuk është dakort

Milani do të nisë këtë fundjavë betejën e parë mes 4 të mbeturave për të rikthyer titullin pas 11 vitesh. Fitorja në frymën e fundit në Romë dhe dështimi i Interit në Bologna e kanë rritur shumë entuziazmin në ambjent.

Për sfidën me Fiorentinën, janë shitur deri tani 75 mijë bileta, shifër e pamenduar më parë duke llogaritur mesataren sezonale. Klubi ka nxjerrë në shitje edhe vendet e sektorit mik duke shkaktuar zemërimin e toskanëve që kanë shprehur hapur pakënaqësinë për këtë vendim.

Milani llogarit që deri në ndeshjen e fundit me Atalantën, të plotësojë kuotën simbolike 1 milionë tifozë në "San Siro" gjatë sezonit 2021-2022.