Ibra nuk i kursen “thumbat”. Shtatlarti zbulon pse nuk e ka fituar Topin e Artë

Nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë por për Zlatan Ibrahimovic ky nuk është fundi i botës. Shtatlarti me origjinë boshnjake nuk zgjedh gjuhën diplomatike kur i kujtojnë se nuk është ngjitur asnjëherë në majën e botës në aspektin individual. Në një intervistë të dhënë kohët e fundit për mediat gjermane, ai hyn drejt e në temë duke hedhur dyshimet e tij rreth mënyrës së organizimit të këtij çmimi.

“Topi i Artë është një çmim me nuanca të theksuara politike. Dëshirojnë që ta fitojë “zotëria perfekt” ose “zoti simpatik”. Nuk mund të flasësh hapur në lidhje me këtë çështje dhe të thuash atë që mendon, në të kundërt rrezikon të most a fitosh”

Shkurt, qartë pastër dhe pa gabime, Ibra ngre sërish një re të madhe polemikash në lidhje me një trofe të kontestuar jo vetëm nga ai por edhe nga shumë emra të tjerë të njohur në botën e futbollit. I fundit në radhë është Momo Salah, i cili nuk arriti të renditej as në treshen e parë të vitit 2021 duke shprehur hapur dyshimet e tij për sistemin e ndërtuar nga revista “France Football” për të nderuar më të mirin e një viti të gjatë kalendarik.