Liverpool “zbërthen” Villarreall-in, Klopp  nuk lejon të përsëritet Mynihu në “Anfield” (Video)

Vendosin Estupinan, Mane dhe një Liverpool në formatin stratosferik. Villarreal dorëzon pa kushte armët në “Anfield Road” ku tentoi të kopjonte ndeshjen e Mynihut me mbrojtje të ngjeshur dhe kundërsulme të rrezikshme, por Jurgen Klopp dhe banda e tij kishin ndërtuar një strategji me agresive për të konkretizuar në raste dhe me një fitore volumin e madh të lojës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Në Angli nuk pati histori për “nëndetësen” që nuk doli asnjëherë në sipërfaqen e bregdetit në brigjet perëndimore të Britanisë ku të kuqtë vendosën në kornizë një fitore të pastër 2-0 që i avantazhoin dukshëm në takimin e kthit pas një jave.

Liverpool “zbërthen” Villarreall-in, Klopp  nuk lejon

Henderson zhbllokoi në pjesën e dytë i ndihmuar edhe nga prekja e fatit që e çoi topin në trupin e Estupinan i cili e devijoi në portë dhe pas atij goli, Villarreal u zhbalancua duke lejuar më shumë hapësira për sulmin e Liverpool ku Mane me instiktin vrarës në limitet e pozicionit jashtë loje, vendosi në kasafortë fitoren që i jep Liverpoolit një avantazh moral dhe konkret për të prekur me njërën dorë finalen e Parisit.