Beteja Inter-Milan. Ja pse gafa e Radu mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë Inzaghit

Humbja e Interit në Bologna rikthen buzëqeshjen në “Milanello” ku tashmë lojtarët janë të vetëdijshëm se titulli kampion pas më shumë se një dekade është vetëm në dorën e tyre. Me 10 pikë nga ky moment dhe deri në fund të kampionatit, skuadra e Piolit do të ishte zyrtarisht kampione e Italisë.

Llogaritë janë pothuajse të bëra. Interi numërin 72 pikë dhe nëse i fiton të gjitha ndeshjet do të shkonte 84 ndërsa Milani me 3 fitore dhe një barazim shkon po 84 por mjaftohet pasi në rast barazim pikësh, do të hynte në lojë rregulli i ndeshjeve direkte që flet për kuqezinjtë (1-1 dhe 2-1).

Simone Inzaghi mund ta qajë gjatë atë gabim të Radu pasi nuk është aspak çudi që Milani të ndalet në minimalisht një barzim duke parë edhe kalendarin e vështirë me Fiorentinën, Veronën, Atalantën dhe Sassuolon. Në krahun tjetër, Interi udhëton në Udine dhe më pas ndeshet me Empolin, Cagliarin dhe Sampdorian ku minimalisht dy prej skuadrave kundërshtare janë në betejë të plotë mbijetese.