Klopp rinovon me Liverpool-in. Gjermani do të drejtojë skuadrën për 1 dekadë

Lajmi i madh mbërriti në dyert e “Anfield Road”, Jurgen Klopp ka rinovuar kontratën me Liverpool deri në vitin 2026. Sipas “The Sun”, gjermani që nuk kishte marrë ende një vendim për të shtyrë bashkëpunimin që mbaronte në 2024, do të rrijë tashmë në Liverpool për një dekadë.

Pronarët e “Fenway Sports Group” përfituan nga fakti që Klopp është shumë i lidhur me klubin dhe gjithashtu i bindur nga projekti për të ardhmen. Presidenti Mike Gordon ishte i pranishëm në ndeshjen kundër Villarreal dhe pas takimit palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar rrugën.

Klopp u emërua në stolin e Liverpool në vitin 2015 dhe nën drejtimin e tij klubi fitoi Champions-in e gjashtë, një Superkupë Europiane, një botëror klubesh dhe titullin e parë pas rreth 3 dekadave.