Europa League, ndeshjet e para projektojnë një derbi gjerman në finale (Video)

Leipzig dhe Eintracht Frankfurt regjistrojnë suksese me shumë peshë në Europa League duke projektuar një finale të gjithën gjermane edhe pse në lojë janë ndeshjet e kthimit.

Në Gjermani, “Demat”, kaluan me shumë vështirësi 1-0 Rangers në një ndeshje të mbërthyer dhe pa shumë raste por që gjithsesi u dha të drejtë vendasve të Leipzig që një javë më pas udhetojnë në Skoci me sigurinë e avantazhit të çmuar.

Më shumë spektakël prodhoi dueli i Londrës mes West Ham dhe Eintracht Frankfurt ku “shqiponjat” bënë një tjetër paraqitje për t’u vendosur në kornizë. Gjermanët triumfuan 2-1 me një gol më shumë të shënuar në të dytën, për t’u kthyer në shtëpi me suksesin e rëndësishëm që i afron edhe më shumë me finalen.