Tom Brady shton në koleksionin e tij “bishën” 3.5 mln. dollarëshe

7 herë fituesi i Super Bowl, Tom Brady nuk koleksionon vetëm trofe por edhe makina. Ekzemplari i fundit në radhën e gjatë që ai ka në garazh është një Bugati me vlerë rreth 3 milionë e gjysmë dollarë.

44-vjeçari i Tampa Bay Buccaneers, i apasionuar pas makinave të luksit ka një muze për t’u krenuar pasi në garazh mund të zgjedhë edhe mes Rolls Royce Ghost, dy makinave Aston Martin dhe Ferrarit të personalizuar.

Tom Brady shton në koleksionin e tij “bishën” 3.5 mln.

Gjatë karrierës 20-vjeçare, Brady që konsiderohet edhe një njeriu më i suksesshëm i futbollit amerikan, ka arritur të arkëtojë rreth 180 milionë dollarë.

Tom Brady shton në koleksionin e tij “bishën” 3.5 mln.

Nëse llogariten të gjitha asetet e familjes së Brady bashkë me modelen braziliane, Gisele Bundchen që është edhe bashkëshortja e tij, familja “Brady” vlen plot 400 milionë dollarë.

Tom Brady shton në koleksionin e tij “bishën” 3.5 mln.