Familja Ronaldo kujton fëmijën e humbur tragjikisht

Kampion që kalon edhe pengesat në jetën private. I tillë është Crisatiano Ronaldo që brenda një jave ka shënuar dy gola për llogari të Manchester United, pavarësisht vdekjes së një prej binjakëve që erdhën në jetë nga e fejuara e tij, Georgina Rodriguez.

Pasi mungoi në transfertën e Liverpool për shkak të tragjëdisë, luzitani nuk dëshiroi të mungonte më shumë duke u rikthyer në fushat e blerta me dy gola në po kaq ndeshje. E fejuara e tij gjithashtu duket se po e kalon momentin e vështirë pasi ka treguar mbështetjen ndaj futbollistit dhe këtë e ka bërë në rrjetet sociale.

Familja Ronaldo kujton fëmijën e humbur tragjikisht

28-vjeçarja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto të Ronaldos që ia dedikoi golin djalit të humbur. Postimi është shoqëruar nga një zemër e bardhë.  Më vonë edhe vetë futbollisti e shpërndau këtë postim. Cristiano është baba i pesë femijëve, e fundit e ardhur në jetë vajza nga shtatëzania e Rodriguez.