“Për ne nuk ka dyshim, Benzema meriton Topin e Artë”

Karim Benzema dhe askush tjetër. Topin e Artë e meriton sulmuesi francez sipas gazetës spanjolle “Marca” që zgjedh një titull disi anormal për versionin print të datës 28 prill.

“Për ne nuk ka asnjë dyshim”, shkruan në faqen e parë e përditshmja madrilene që ilustron me një fotomontazh bomberin me Topin e Artë.

Moment vërtet i artë për sulmuesin e Real Madrid që në transfertën e Manchester-it sigloi rrjetën e 41 në po kaq takime sezonale dhe të 14-ën në 10 ndeshje të Champions League këtë sezon.