Pasioni lind në pistë. Gazetarja dhe dy herë kampioni i botës nuk e fshehin lidhjen (Foto)
Fernando Alonso nuk është një nga pilotët më të fortë për momentin por jashtë garave, spanjolli po ecën me shpejtësi marramendëse. 40-vjeçari asturian ka nisur një histori me prezantuesen televizive 1 vit më të vogël se ai, Andrea Schlager.

Askush prej të dyve nuk është përpjekur ta fshehë këtë fakt duke e zyrtarizuar në njëfarë mënyre lidhjen që ka nisur pak kohë më parë. Zërat për lidhjen nisën të qarkullonin kur gazetarja e F1 dhe piloti dy herë kampion bote nisën të ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.


Mediat spanjolle zbulojnë gjithashtu se Alonso përdor shpesh herë avionin e tij privat për të udhëtuar drejt Austrisë ku bukuroshja jeton prej vitesh. 39-vjeçarja është futur në botën e Formula 1 si punonjëse e thjeshtë në zyrën e drejtuar nga Bernie Ecclestone ndërsa më pas iu dedikua raportimit në terren.
