Raiola reagon në Twitter: Vizitë normale në spital. Po më vdesin por po ringjallem

Lajme kontradiktore vazhdojnë të vijnë nga Italia në lidhje me gjendjen shëndetësore të agjentit Mino Raiola, për të cilin fillimisht “Gazzetta Dello Sport” shkruajti se kishte ndërruar jetë.

Raiola është shtruar në spitalin e Milanos, “San Rafaelle” për një vizitë normale pas operacionit të kryer në muajin janar. Për ta konfirmuar një gjë të tillë ka menduar edhe vetë agjenti që në llogarinë e tij në Twitter reagon:

“Mino Raiola iu nënshtrua disa testeve të nevijshme për të cilat është e nvojshme anestezia. Bëheet fjalë për kontroll të programuar dhe jo për urgjencë”, shkruhet në profilin zyrtar të tij.

Pak minuta më vonë, po në Twitter ai ka reaguar i zemëruar duke rifreskuar lajmet për gjendjen shëndetësore dhe duke theksuar se brenda 4 muajsh e kanë vdekur dy herë dhe duket se ia kanë dalë mbanë por ai shton edhe me nota humori se është në gjendje që të ringjallet.