Basket femra, Flamurtari shumë pranë finales së sezonit

Flamurtari hedh hapin e parë të sigurt drejt finales së basketbollit të femrave për sezonin 2021-2022. Skuadra vlonjate mundi në ndeshjen e parë gjysmëfinale kryeqytetaset e Studentit me rezultatin 76-52.

Përballje pa histori në Vlorë pasi skuadra kuqezi e zgjidhi që në pjesën e parë me dyfishin e pikëve avantazh. Në dhjetë minutat e para, vendaset realizuan 22 pikë dhe më pas e thelluan avantazhun deri në 55-22.

Në dy periodat e fundit, vendaset aktivizuan disa lojtare të reja duke e ulur ndjeshëm ritmin por kjo ndeshje tregoi edhe një herë se Flamurtari i femrave në basketboll mbetet skuadra më e kuotuar për të triumfuar. Ndeshja e dytë luhet të dielën në Tiranë, ndërsa finalistja tjetër do të dalë nga çifti Partizani-Tirana