Nuk mjafton sërish CR7, Manchester United barazon me Chelsea-n, mbetet në Europa League (Video)

Manchester United në krizë totale. As Cristiano Ronaldo në superformë nuk arrin të mbajë në jetë skuadrën e “Djajve të kuq” në ndeshjen e javës së 33 kundër Chelsea-t.

Portugezi shënoi golin në barazimin 1-1  me londinezët që e mban Manchesterin 5 pikë larg zonës Champions edhe tre ndeshje nga fundi për skuadrën e Ragnick. Në 9 golat e fundit për Manchesterin, 8 prej tyre i ka sigluar Ronaldo por pika e fituar në “Old Trafford” tingëllon si humbje për ekipin e ardhshëm të Eric ten Hag.

Objektivi i vërtetë tashmë mbetet zona Europa League ndërsa Chelsea forcon pozitat në vendin e tretë.