Agjenti Mino Raiola rëndë në spital,po lufton me vdekjen
Perditësim
Mino Raiola ndodhet në spital në gjëndje të rëndë por nuk ka vdekur. Alberto Zangrillo kreu i reanimacionit të spitalit hedh poshtë zërat se Raiola ka vdekur. "Jam marrë në pyetje nga pseudogazetarë që spekullojnë me jetën e dikujt që po lufton me vdekjen" tha ai.
Mino Raiola konsiderohet si një nga agjentët më influentë të botës së futbollit dhe disa media publikuan lajmin se ai është ndarë nga jeta por shpejt mbërriti lajmi nga familja se nuk ishte e vërtetë
Raiola i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në muajin janar dhe prej ditësh gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar ndjeshëm.
I lindur në Itali dhe i rritur në Holandë, Raiola e nisi karrierën në rrethin e rëndësishëm të agjentëve sportivë si përfaqësues i interesave të Bergkamp dhe Jonk por me kalimin e viteve e zgjeroi shumë listën e emrave të njohur që ai ka përfaqësuar.

Gjatë viteve të fundit Raiola u bë një njeri kyç i merkatos së futbollistëve europianë pasi u dallua për kërkesat e ekzagjeruara ekonomike të klientëve të tij. Disa nga lojtarët më të njohur të momentit që agjencia e tij ka në menaxhim janë; Ibrahimovic, Pogba, Balotelli, Lukaku, De Ligt, Haland apo Donaruma.

