Komisioni i Rithemelimit, shtyhen zgjedhjet në degën 12 dhe Malësi të Madhe, Vokshi: Procesi model

Procesi zgjedhor i drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit ka përfunduar në 70 degë në të gjithë Shqipërinë. Në një konferencë për mediat, Albana Vokshi bëri me dije se ushtruan të drejtën e votës 39.512 qytetarë ndërsa për herë të parë u zgjodhën 8 zonja kryetare.

Komisioni I rithemelimit ka përfunduar zgjedhjet për krerët e partisë demokratike në rrethe, ndërsa procesi është shtyre në vetëm 2 degë, në Malësinë e Madhe dhe në degën 21 në kryeqytet.

Albana Vokshi tha se në këtë proces votuan rreth 39 mije e 50 demokratë, rreth 400 demokrat më pak se në referendumin e 18 dhjetorit.

“Janë edhe dy degë për tu votuar. Shifra në total do të jetë mbi 40 mijë anëtarë. Ka pasur probleme dhe fluks në referendumin e 18 dhjetorit me 108 qendra votimi.”

Ky proces ka pasur kontestime, jo vetëm nga ish zyrtarët që nuk u përfshinë por edhe nga ata që kandiduan. Listat e anëtarësisë mbeten një problem për partinë demokratike.

“Ka fryrje në listat e partisë. Prandaj detyra e parë pas kuvendit do të jetë fillimi i punës për listat e saktat të partisë.”

Edit’h Harxhi  garoi vitin e shkuar përball Lulzim Bashës, e për këtë proces ka bërë ankimim edhe n gjykate. Por për procesin e rithemelimit ajo thotë se ishte model politik.

“Ky model ka qenë një proces i mirëmenaxhaur dhe për herë të parë ka dhënë një sukses.”

Komisioni i rithemelimit është  në punë intensive në përgatitjen e kuvendit kombëtar që do thirret të shtunën.

Dje janë përcaktuar hapat që do të ndiqen, ndërsa është rënë dakord që në 21 ose 22 maji të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të selisë blu.