Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Mos ketë të bëjë me influencën e votave të "non gratave"
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, jashtë ambienteve të Kuvendit në një deklaratë për mediet solli në vëmendje platformën e propozuar për bashkimin e demokratëve. Alibeaj tha se platforma është në fuqi dhe do të vijojë të jetë. Ai e cilëson si "librin e shenjtë" që do bëjë bashkë të gjithë demokratët.
Alibeaj: Besoj e kemi bërë të qartë kohë më parë, grupi parlamentar i PD ka nxjerrë platformën e bashkimit. Është në fuqi, do ët jetë në fuqi gjithë kohës. Është diskutuar gjerë e gjatë prej disa javësh, ne mbledhje diskutime dhe është shprehur qartë qëndrimi i tyre. Pati një refuzim, besoj se kjo është një çështje, s'ka asnjë lloj kërshërie ndaj saj. Për Presidentin e dini fare mirë se cili është qëndrimi im personal. Qëndrimi i Grupit Parlamentar të PD-së është i qartë në një konsultim me gjithë deputetët, me mendje të hapur duke marrë sigurisht peshën e përgjegjësisë së gjysmës së përfaqësimit të gjysmës së shqiptarëve do jetë pjesë e diskutimeve të Grupit Parlamentar duke mos i ikur përgjegjësisë por duke marrë përgjegjësinë. Është detyrimi unë që ta marrim këtë përgjegjësi, ta çojmë përpara. Është një test politik që të marrin pjesë në proces.
Alibeaj shtoi se maxhoranca nuk e e ka legjitimitetin për të zgjedhur e vetme presidentin. Ai i kujtoi socialistëve deputetët e shpallur "non grata" dhe ka se procesi i zgjedhjes së presidentit në asnjë mënyrë nuk duhet të influencohet nga vota e tyre.
Alibeaj: Kjo maxhorancë nuk e ka legjitimimin për të zgjedhur e vetme presidentin edhe pse do donte. Ajo që shqiptarët do duan është një njeri, profil politik i cili të mos ketë të bëjë fare me influencën e votave të "non gratave". Janë 4 deputetët të kësaj maxhorance, ca publikisht e ca jo të etiketuar si "non grata" dhe nuk kanë të drejtë morale e politike të votojnë.
Alibeaj tha se është e rëndësishme që të zgjidhet një profil politik, por jo një njeri siç e kërkon Rama.
Alibeaj: Në këtë situatë ku shteti i së drejtës, institucionet kanë rënë, Presidenti duhet të jetë njeriu i ekuilibrave dhe këtë mund ta bëjë vetëm një njeri i fortë. Besoj se është e rëndësishëm që procesi i zgjedhjes së Presidentit të jetë serioz.
