Transportohet në Tiranë 22-vjeçari që u plagos me armë në Pogradec, autorët e goditën edhe me thikë në kokë

Joan Muçllari, 22-vjeçar, i cili mbeti i plagosur pasditen sotme në Pogradec është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Burime për Ora News konfirmojnë se i riu se përveç plagës në këmbë me armë zjarri, është goditur edhe me thikë në kokë.

Mësohet se Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari, kanë ngacmuar me fjalë Joan Muçllarin i cili u është kthyer dhe janë konfliktuar me grushte fillimisht.

Më pas sherri ka degraduar e për pasojë dy autorët kanë përdorur thikë dhe armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në afërsi të hotel ‘Kalaja’, ndërsa i riu ka shkuar vetë në spital.

Sakaq autorët, janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë “Golf 5” ngjyrë blu.

Plagosja në afërsi të hotel ‘Kalaja’, ndërsa i riu ka shkuar vetë në spital.