Ceraj: Thelbi i agjërimi nuk është abstenimi nga gjëra, por devotshmëria dhe përkushtimi

Në emisionin “Kjo është koha” pedagogu dhe autori Edison Ceraj u shpreh se thelbi agjërimit është më agjëru.

Ai tha se thelbi i agjërimi nuk është aspekti i privimit nga gjërat fizike, por ama përkushtimi dhe devotshmëria.

Ceraj: Thelbi agjërimit është më agjëru. Sado të flasim për agjërimin, ne mund të flasim për dije të pjesshme, sepse dijet tonë janë në formim e sipër. Ne përpiqemi në raport me dijen. Kjo na tregon një nga aspektet më të rëndësishme, se thelbin e një gjëje e kuptojmë kur jemi në të. Pra në këtë aspekt, duhet të agjërojmë për të kuptuar.

Rumi thoshte se heshtja është gjuha e zotit. Kjo vlen edhe për agjërimin. Janë disa gjëra që nuk janë pjesë e ligjërimit, pasi pësojnë një varfërim të pashmangshëm. Sado përpiqemi të flasim, e shumta është që të themi disa të vërteta të pjesshme. Një nga aspektet të agjërimit është raporti mes materies dhe shpirtërores. Që të jesh agjërueshëm duhet të heqim dorë nga shumë gjëra dhe të futemi në agjërim. Nuk është ku thelbi i agjërimit. Sepse në Kur’an thuhet që të jemi të devotshëm dhe të përkushtuar.