“Hemoragji” në PD-në e Korçës, 51 kryetarë dhe sekretar seksionesh, anëtarë të LDGSH japin dorëheqjen

Pas dorëheqjes së 13 anëtarëve të kryesisë së bashku me ish kryetarin, Andrea Mano, Partia Demokratike e Korçës nuk po gjen qetësi.

Të hënën 51 anëtarë nga radhët e lidhjes demokratike të gruas, kryetarë  dhe sekretarë seksionesh kanë dhënë dorëheqjen, me argumentin se kjo forcë politike është kthyer në klienteliste dhe ekziston vetëm për interesat e Lulzim Bashës.

"Gjykojmë që lideri aktual i saj po tenton me arrogancën e tij ta kthejë PD-në në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale. Me veprimet e tij mendojmë se zoti Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike."

Ish drejtuesit e strukturave, njoftojnë se ata do të jenë anëtarë të thjesht të Partisë Demokratike, ndërsa siç shprehen sakrifica e tyre në opozitë gjatë gjithë këtyre viteve nuk është vlerësuar. 

Ish kryetari i demokratëve në Korçë, Andrea Mano, i cili garoi në 25 prill i  pozicionuar i 7 në listën e PD-së  më herët pati akuzuar lidershpin demokrat duke theksuar se lista e deputetëve për atë zonë është jo përfaqësuese dhe nxit përçarje.