Momenti i shpërthimit të pakos së dyshimtë në Vlorë, nuk ka eksploziv, thjesht një tako druri(VIDEO)

Ky është momenti kur forcat xheniere shpërthejnë me shpërthim të komanduar pakon e dyshimtë në mes të rrugë në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë.

Policia njofton se nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv rezultoi se në brendësi të mbështjelljes ishte një tako druri.

Pakoja e vogël, e zezë, e mbështjellë me plasmas me ngjyrë të errë, u konstatua rreth orës 14:40, në lagjen " 1 Maji", Vlorë.

Nga forcat xheniere u konstatua para shpërthimit se sipër pakos ishte fiksuar me nxitës një aparat celular.

Dyshimet ishin se kemi të bëjmë me bombë me celular që mund ti jetë vendosur ndonjë automjeti dhe i ka rënë rrugës.

Ishin banorët e rastit që konstatuan pakon dhe lajmëruan policinë.