Mziu: Nuk kemi një qeverisje normale, kryeministri Rama nuk zbaton kushtetutën

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Xhelal Mziu u shpreh se vendi ynë ka një qeverisje jo normale dhe me një kryeministër që nuk zbaton kushtetutën.

Ai u shpreh se me PPP-të paratë i paguan shteti dhe ndërkohë e merr privati, por kostoja e atij shërbimi është marramendëse sepse përcaktohet nga vetë kompania që e merr atë.

Mziu: Falja kryesore ime ka qenë se nuk kemi të bëjmë me një qeverisje normale dhe me një kryeministër që nuk zbaton kushtetutën dhe njëra prej tyre është ajo e incineratorëve. PPP-të e famshme janë tregues qysh në ministrinë e Shëndetësisë dhe këto tek incineratorët që janë korrupsion galopant apo PPP-të që jepen për rrugët.

Besoj se kjo është një shpikje alla-shqiptare. Paratë i paguan shteti dhe ndërkohë e merr privati, por kostoja e atij shërbimi është marramendëse sepse përcaktohet nga vetë kompania që e merr atë. Në mënyrë permanente janë përdorur fenomene antiligjore nga kjo qeveri.