Kume: Pas ndryshimeve Kushtetuese mazhoranca zgjedh me vullnetin e saj Presidentin. S'ka vend për diskutime

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, u shpreh se ndryshimet kushtetuese në vitin 2008 ishin një goditje e fortë për institucionin e Presidentit.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Kume tha se me ndryshimet Kushtetuese tashmë zgjedhjen e Presidenti e ka në dorë mazhoranca.

Kristaq Kume: Ndryshimet e 2008 ishin një goditje e fortë e institucionit të presidentit, për sa kohë që e kthyen presidentin në pjesë  të mazhorancës së radhës. Ndryshimi Kushtetues në fundoren e vet, mnazhoranca tashmë me vullnetin e saj zgjedhë kë ajo do. Presidenti zgjidhet me aq vota sa mbahet edhe qeveria në këmbë. Goditja ishte asgjësuese sepse e vendoste presidentin në kushte të denatyruara ballë për ballë çfarë parashikon për këtë institucion Kushtetuta e vendit tonë. Presidenti mund të zgjidhet vetëm me vullnetin e mazhorancës, kurse kryeprokuroir me votim të cilësuar. Kjo është çudi shqiptare e ardhur nga sjellja politike.

Ai tha se presidentët në vendin tonë nuk janë zgjedhur si rezultat bashkëpunimit të partive politike në vend.

Kristaq Kume: Formula për zgjedhjen e presidentin nuk arriti dot synimin për të cilën u krijua, si rezultat i vullnetit të partive tona politike. Presidenti Moisu u zgjodh president konsensual Alfred Moisiu. Nuk u zgjodh si rezultat i sjelljeve të partive politike, e dakordësisë së vullnetit të partive politike për të respektuar atë që kishin rënë dakord. Jo u zgjodh si rezultat i presionit ndërkombëtar. 

Pas kësaj kemi një zgjedhje tjetër konsensuale, presidenti Bamir Topi. Nuk u zgjodh si rezultat i dakordësimit të partive politike por si rezultat i lojës politike me persona të caktuar jo me parti. PD veproi në interes të asaj çka donte  me deputetë të caktuar. Pas ndryshimeve që u bën në 2008 nuk ka më vend për të diskutuar sepse zgjedhjet e njëpasnjëshme për president nuk kanë qenë si rezultat  i konsensusit mes dy palëve, mazhorancë dhe opozitë.